Partia Demokratike ka kërkuar nga degët e saj në të gjitha qarqet që të plotësojnë një formular në lidhje me analizimin e asaj që e cilësojnë masakrën zgjedhore.
Ky vendim u mor ditën e djeshme në Kryesinë e PD-së.
Në udhëzimin që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, e firmosur dje, kërkohet që të gjitha degët e partisë të plotësojnë disa pika ku evidentohen problematikat e vërejtura në zgjedhjet politike të 25 Prillit. Analizë e cila do të shërbejë për të treguar faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikuan në rezultatin zgjedhor.
Sipas udhëzimit, tek faktorët e brendshëm përfshihen element si personat me influencë, të cilën kanë kontribuar, vlera e shtuar e koalicionit dhe gjendja e strukturës së partisë në degën përkatëse. Ndërsa tek faktorët e jashtëm përfshihen fenomene negative të përdorura nga kundërshtari politik, që shkaktuan masakrën elektorale, si dhe personat influent që kanë punuar kundër PD. Në formular, duhen plotësuar rezultatet në zgjedhjet parlamentare duke nisur nga përballja elektorale e vitit 2009, e deri në zgjedhjet e fundit të 25 Prillit.
Sipas udhëzimit, formati për hartimin e raportit përmbledhës analitik, ka si karakter orientues dhe që përmban të dhënat minimale që duhet të raportohen. Udhëzimi vjen pas mbledhjes së fundit të kryesisë së PD-së ku është vendosur nisja e analizës së zgjedhjeve. Ndërkohë u vendos edhe thirrja më 17 korrik të Kuvendit Kombëtar.