Një punonjëse supermarketi është qëlluar për vdekje ndërsa një oficer policie jashtë detyre është plagosur, kur një klient nxorri pistoletën dhe hapi zjarr pasi i thanë të ngrejë maskën, në një dyqan në Georgia, SHBA. Victor Lee Tucker hyri në debat me punonjësen 41-vjecare Laquitta Willis në supermarketin Big Bear, prej rregullave të maskës në fytyrë që aplikohen.
Pas argumentit 30-vjeçari Tucker dukej se po largohej, por u kthye disa momente më vonë me një pistoletë në dorë. Ai qëlloi për vdekje Willis para se të qëllonte e të plagoste zv. sherifin 54-vjeçar jashtë detyre Danny Jordan, që prej 30-vjetësh punonte me sherifin e DeKalb, dhe në atë moment po punonte si roje private sigurie.
Një dëshmitar tha se Tucker kishte hyrë në dyqan, e goditi fillimisht punonjësen me pistoletën në dorë, dhe më pas e qëlloi me plumb. Në këtë moment sulmuesi dhe roja i sigurisë nisën të shkëmbenin zjarrin me njëri-tjetrin, duke u plagosur të dy. Sulmuesi ishte gjetur nga autoritetet duke u zvarritur drejt derës së supermarketit.
Tucker e Jordan u dërguan në spitalin Grady Memorial. Jordan besohet se është në gjendje të stabilizuar ndërsa gjendja e sulmuesit Tucker nuk dihet. Punonjësja Willis u shpall e vdekur në spitalin Grady Hospital. Policia vazhdon hetimet.