Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim ironik në rrjetet sociale pas arrestimit me urdhër të SPAK të prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.
“Më shumë u arrestuan për një penallti të ekipit të futbollit të Përmetit, sesa për 300kg kokainë…
Teknika hetimore dhe operacionale paska qenë e zënë me futbollin e kategorisë zh.g.l…
Ore ka shtet këtu!
Veçanërisht te futbolli i nuk toleron fare…!”, shkruan Manjani.