Pandemia e koronavirusit ka bërë shumë krerë të qeverive të shteteve të ndryshme të marrin masa drastike në mënyrë që qytetarët të pranojnë të vaksinohen.
Së fundmi Rusia ka vendosur që personat nuk pranojnë të vaksinohen në zonat ku vaksinimi është bërë i detyrueshëm, do të dërgohen në pushim pa pagesë.
Këto komente ministri Anton Kotyakov i bëri më 20 prill dhe vijnë në kohën kur Moska, Shën Petersburgu dhe qytete të tjera ruse kanë prezantuar masat e reja kundër koronavirusit. Ndër propozimet kryesore është që vaksinimi për punëtorët e shërbimeve të bëhet i detyrueshëm.
Rusia po përballet me një valë të tretë vdekjeprurëse të pandemisë, ku gjysma e rasteve të reja janë regjistruar në Moskë., kryeqyteti rus më 20 qershor, regjistroi 8.305 infektime të reja, që është shifër më e ulët krahasuar me një ditë më parë. Megjithatë, kjo është shifër më e lartë krahasuar me një javë më parë, kur Moska regjistronte 3.000 raste në baza ditore.
Ndër ngjarjet kryesore që mund të preket nga masat e reja është edhe Kampionati Evropian i Futbollit Euro 2020”. Disa prej ndeshjeve po luhen në Shën Petersburg, qytet ku janë shënuar mbi 1.000 raste të reja me COVID-19.
Rusia ka regjistruar 129.361 viktima nga koronavirusi, thuhet në të dhënat e qeverisë, duke u bërë shteti në Evropë, i godituri më së keqi nga pandemia.