Ata ishin më shumë se një, mediat greke japin detaje të reja mbi përdhunimin e 50-vjeçares shqiptare në Greqi

0
Ata ishin më shumë se një, mediat greke japin detaje të reja

Detaje të reja kane dalë nga përdhunimi që iu bë një 50-vjeçareje shqiptare në Athinë të Greqisë, i cila gjatë kohës që po pastronte shkallët e pallatit ku punonte një person, mbi të 30-at me orgjinë bullgare, i afrohet, i mbyll gojën dhe e tërhoqi zvarrë në apartamentin e tij.

Sipas raportimeve nga mediat greke, bullgari ka abuzuar seksualisht me shqiptaren për disa orë, derisa kjo e fundit, mundi të dilte në ballkon e të kërkonte ndihmë. Gruaja shqiptare është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ajo ishte e dhunuar keqas, me shenja të shumta dhe e traumatizuar nga ajo që ka ndodhur. Ky rast ka nxitur një revoltë të madhe në Greqi, ku aktivistë të shumtë, të mbrojtjes së të drejtave të grave, janë lëshuar në rrugët e qyteteve greke, duke u sensibilizuar me këtë ngjarje të rëndë.

Policia sakaq, ka nisur një hetim për rastin, e ka shpallur në kërkim 34-vjeçarin bullgar, ndërsa dyshohet se të përfshirë kanë qenë edhe persona të tjerë.

Artikulli i mëparshëmAshpërsohen masat/ Nëse nuk vaksinohesh kundër koronavirusit, largohesh nga puna
Artikulli i radhësMoment i sikletshëm në studio, gazetarja sportive “padashje” tregon pjesët intime në emision live (VIDEO)