Një vajzë komplet e zhveshur është shfaqur në shatërvanin në Piazza Colonna, disa hapa nga Kolona e Marcus Aurelius dhe nga Palazzo Chigi, ku është vendosur qeveria italiane.
Një skenë e pabesueshme, e cila ndodhi dje, e shtunë 19 Qershor 2021, kur gruaja e re në mënyrë të pashpjegueshme arriti të shmangë mbikëqyrjen e armatosur të pranishëm në shesh, kapërceu barrierat, duke u zhveshur dhe duke u zhytur pa rroba në shatërvan.
Notimi në shatërvanin e kryeqytetit italian vazhdoi për pak kohë, në sytë e habitur të policisë, të cilët iu afruan asaj për t’i kërkuar që të dilte nga uji dhe të vishej, pasi aty ishte në një shesh publik dhe po kryente një aktivitet të pa lejuar.