Një debat i ashpër u zhvillua sot në ‘Breakin;’ mes moderatores së emisionit dhe ish-deputetes së LSI-së, Kejdi Mehmetajt.
Teksa Mehmetaj tha se LSI ka patur kandidatë të papërfolur për raste korrupsioni, ndërhyri moderatorja e emisionit, e cila i kujtoi Mehmetajt video skandalin e kandidatit të LSI për Tiranën Etien Joka i cili blinte vota me 100 dollarë.
Pjesë nga debati:
Gazetarja: Sa meritokraci ka Brenda LSI-së?
Mehmetaj: Brenda LSI ka shumë meritokraci, pasi ka shumë figura të papërfolura.
Gazetarja: Kemi kandidatin e LSI në Tiranë i cili doli për blerje votash?
Mehmetaj: Atë video e nxorët ju, është gjykata që do ta vendosë fatin për Etjen Jokën. Ju jeni të anshëm prandaj, i kemi bërë të gjitha denoncimet e shit-blerjes së votës.
Gazetarja: Po ne e nxorëm, Keidi ti nuk e vendos rolin në media, ne në këtë program kemi nxjerr shitje dhe blerje votash të LSI. Videon e shitblerjes së votave te PS ma sjell dhe ta nxjerr?
Gazetarja: Në momentin që ju thoni që ka shumë vajza dhe djem që punojnë për LSI, por kur ju thoni se nuk kemi njerëz të papërfolur?
Mehmetaj: Unë nuk i largohem asnjë lloj debate, por ju nuk jeni të gatshëm se 99% e figurave të LSI janë të pa përfolur. Më thoni se a ka deputetë të PS dhe PSD që nuk janë të pa përfolur. Më gjeni ju të drejtën se si Damian Gjiknuri i akuzuar për blerje votash është akoma në parlament.