Një tjetër ngjarje e mistershme ka ndodhur në bashkinë e Glyka Neras në Greqi, ku rreth 2 muaj më parë u vra tragjikisht nga bashkëshorti i saj edhe 20-vjeçarfja Caroline.
Mediat lokale raportojnë për zhdukjen e një biznesmeni, i cili ka humbur kontaktet me familjen që prej ditës së djeshme.
Bëhet fjalë për 53-vjeçarin Stavros Dogiakis, për të cilin nuk ka gjurmë. Familjarët kanë publikuar edhe të dhënat e tij duke bërë thirrje për çdo informacion që mund të shërbejë në gjetjen e biznesmenit.about:blank
Ai ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Smart” me targa ZHA-8898 dhe nuk është parë më që prej ditës së djeshme.
Komunikimi i fundit ishte me nënën e tij, të cilën e pyeti nëse i kishte pirë ilaçet.