“Bukuroshe hajde kënaqemi”, zv.drejtori i RTK-së merr vendimin e papritur pas komentit që i bëri deputetes shqiptare

0
"Bukuroshe hajde kënaqemi", zv.drejtori i RTK-së merr

Zv.drejtori i RTK-së Mentor Shala ka reaguar ashpër ndaj komentuesve në rrjetet sociale pas komentit që i ka bërë deputetes Daorsa Kica-Xhelili.

Më një postim në Facebook, Shala ka shkruar se nuk mendonte se nëse i thoshte dikujt bukuroshe dhe ta ftonte për drekë, do të merrej si ofendim.

Ai ka kërkuar falje, ndërkohë që më pas ka fshirë statusin. Së bashku me këtë status, Shala gjithashtu ka fshirë statusin e mëparshëm.

“Nëse i thua dikujt bukuroshe dhe e fton për drekë ose darkë është ofendim dhe gjuhë e papranueshme, atëherë më vjen keq ku paskemi mbërri si shoqëri! Nëse Doarsa është ofenduar për këtë ftesë dhe kompliment i kërkoj falje, por nuk e pash asnjë reagim të saj. E juve bandave FAKE të fcb ju dëshiroj fat e lumturi…”, ka shkruar Shala.

Kujtojmë se përplasjet në distancë mes Kica-Xhelilit dhe Shalës, ka nisur pasi deputetja ka akuzuar RTK-në për ndërprerje të transmetimit publik, gjatë një komisioni teksa po flitej për Shalën.

Artikulli i mëparshëmPritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?
Artikulli i radhësParalajmërohen zhvillime të forta/ Sekretari i Shtetit Antony Blinken niset drejt Evropës, ja çfarë do të ndodhë