Nga e njëjta sallë ku katër vite më parë e votuan si President, socialistët vendosën ta largojnë nga detyra Ilir Metën, këtë herë me një opozitë të re.
Mësohet se Gjykata Kushtetuese ka caktuar relatorin e çështjes për shkarkimin e presidentit. Ai do të jetë Përparim Kalo, ndërsa ky gjyqtar u zgjodh në Gjykatën Kushtetuese nga vetë kreu i shtetit ne dhjetorin e vitit te kaluar.
Pas vendimit të Parlamentit, Gjykata Kushtetuese ka tre muaj afat për të dhënë një vendim nëse Ilir Meta ka shkelur ose jo Kushtetutën. Pra nëse argumentet e paraqitura nga raporti i komisionit të posaccëm hetimor për shkarkimin e presidentit qëndrojnë ose jo?