Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

0
Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/

Gjykata Kushtetuese është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar disa çështje të rëndësishme, dy paditë e bëra nga shoqata e bashkive të Shqipërisë për ankimimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

Në mbledhje kanë mbajtur fjalën edhe përfaqësues të palëve. Jordan Daci i shoqatës së bashkive kërkon te marrë pjesë edhe shoqata e autonomisë vendore.

Daci: Nuk duhet të marrë pjesë si subjekt i interesuar, pasi janë në konflik interësi. I kërkojmë Gjykatës Kushtetuese që mos ta pranojë pasi është jashtë afateve. Kryeministria nuk mund të jetë palë e interesuar, pasi pushteti lokal është i pavarur.Edhe avokatura e shtetit, nuk mund të jetë palë në këtë proces, pasi i shërben gjithë shtetit dhe nuk mund të përfshihet.

Gjykata kushtetuese: Pozicionimet e palëve janë në diskrecionin e tyre

Bled Dervishaj: Vullneti i shoqatës për autonomi vendore është i besuar dhe kane punuar për ta sfumuar këtë proces.

Perfaqesuesja ligjore e qeverise : Ne nuk na është vënë në dispozicion statuti i shoqatës së bashkive. Kërkojmë kopjen e prokurës për zonjën Ademi si përfaqësuese e shoqatës. Këshillini Ministrave kërkon pezullimin e ccështjes, derisa gjykata e Tiranës të shprehet për organet drejtuesve te shoqatës.

Gjykata terhiqet per vendim per te pranuar apo jo kerkesat e qeverise.

Artikulli i mëparshëmDetajet tronditëse/ UFO-t rrëzuan 10 raketa bërthamore në bazën amerikane! E kuptuan që jeta në Tokë kishte përparuar nga momenti i…
Artikulli i radhës“Bukuroshe hajde kënaqemi”, zv.drejtori i RTK-së merr vendimin e papritur pas komentit që i bëri deputetes shqiptare