Njësia Speciale Antikorrupsion zhvilloi këtë të enjte një operacion “blic” në Kadastrën e Sarandës.
Tre koordinatorët Helena Lula, Enertil Canaj dhe Sokol Plaku sekuestruan dosje të shumta, të cilat dyshohet se janë me shkelje ligjore.
Ata kanë paralajmëruar se do të ndëshkohet kushdo që kapet në shkelje. Akoma nuk ka asnjë të dhënë zyrtare apo detaj shtesë për këtë operacion.