Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

0
Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar gjykimin për padinë e Voltana Ademit për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ajo do i drejtohet Komisionit të Venecias për marrje vendimi, palët duhet të dërgojnë nga një pyetje deri më 25 qershor. Përfaqësuesja e qeverisë në Gjykatën Kushtetuese, Elira Kokona ka kërkuar rrëzimin e kërkesës së bërë më 18 korrik të vitit 2019, ku kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi në emër të “Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë”, ankimoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke i quajtur antikushtetuese dhe të pavlefshme.

Trupa e Gjykatës Kushtetuese ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e përfaqësueses së qeverisë, Elira Kokona për pezullim të shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese, derisa Gjykata e Tiranës të vendosë për zhvillimet në shoqatën e bashkive.

Po ashtu Kushtetuesja rrëzoi kërkesën për të qenë palë shoqata për autonomi vendore me argumentin se kërkesa nuk ishte bërë në kohën e duhur.

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të marrë pjesë në procesin e shqyrtimit të legjitimitetit të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. Kjo kërkesë është kundërshtuar nga palët që janë pjesëmarrëse në proces.

Avokati i Shoqatës së Bashkive, Jordan Daci është shprehur kundër marrjes pjesë në proces të unionit të Bashkive.

Daci: Jam kundër marrjes pjesë në proces të unionit të bashkive që drejtohet nga Erion Veliaj. Është jashtë afateve që përcaktohen në ligj. Këshilli ministrave dhe avokati popullit nuk mund të jenë palë në këtë proces.

Ndërsa përfaqësuesi i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishaj ka kërkuar që të rrëzohet kërkesa e shoqatës për autonomi vendore për t’u bërë palë.

Nga ana tjetër përfaqësuesja e qeverisë, Elira Kokona: Mungojnë një sërë dokumentesh si statuti shoqatës dhe dakordësia anëtarëve të shoqatës për t’u përfaqësuar nga zonja Ademi. Na vini në dispozicion, Autorizimin e zonjës Ademi për të firmosur një kërkesë për në gjykatën kushtetuese. Kërkojmë pezullim të shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese, derisa Gjykata e Tiranës të vendosë për zhvillimet në shoqatën e bashkive. Kërkojmë pushim të gjykimit pasi mungon legjitimiteti i kërkuesit.

Diskutimet pas rinisjes së seancës:

Ndërsa përfaqësuesja e kuvendit Mimoza Arbi tha se: Gjykata Kushtetuese nuk ka juridiksion për të shqyrtuar çështje që lidhen me proceset zgjedhore. Deputetët çmuan se Presidenti me dekretin për anulimin e zgjedhjeve është ne shkelje të kushtetutës. Deputetët nënvizuan se presidenti ka kryer shkelje të Kushtetutës. E drejta e presidentit për të anuluar zgjedhjet duhet të jetë e përcaktuar shprehimisht në ligj. Presidenti ka kompetencë vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve. Dekretit të presidentit për anulimin e zgjedhjeve i mungon baza ligjore. Kushtetuta ka parashikuar qartë se kur mund të anulohen zgjedhjet, por kjo nuk është kompetencë e Presidentit. Zgjedhjet mund të anulohen në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, por kjo i përket Kuvendit.

Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave Elira Kokona: Ky proces ka të bëj me votuesit, për aq kohë sa kërkuesi nuk është as votues e as subjekt politik jemi në  devijim total të aspekteve procedurale të një shqyrtimi kushtetues. Mund të ketë subjekte që i drejtohen gjykatës Kushtetuese por duhet t’i drejtohen jo me një rol parësore por pasi i kanë shteruar nivelet e tjera të gjykimit. Jemi në kushtet e një shoqate e cila nuk ka në parashikimet e akteve të veta themelore aktet politike dhe as një aktivitet për mbërritjen e të drejtave të njeriut. Për këtë arsye qëllimi i vet egzistencës së shoqatës nëpërmjet kryetarëve nuk mundet sipas vullnetit të kryesohet apo përfaqësohet nga ish-kryetarë. Prezent në proces kemi një ish-kryetar dhe një profesionist i autorizuar nga një ish-kryetare.

Të gjitha rastet kur një kryetar pret që në detyrë të vijë një kryetar tjetër nuk mund të shfrytëzojë mbajtjen edhe të postit të një shoqate. Kryetari aktual i shoqatës ka marrë detyrën në vijim të periodicitetit të caktuar. Jemi në kushtet e mungesës së përfaqësueshmërisë në këtë seancë.

Kryeministria: Gjykata Kushtetuese nuk ka juridiksion për vijimin e shqyrtimit të kësaj kërkesë. Dekreti i presidentit është një akt normativ individual. Veprimet e presidentit cënojnë periodicitetin e zgjedhjeve dhe vullnetin e sovranit. Kushtetuta e ka përcaktuar qartë se kur mbahen zgjedhjet pra njëherë në 4 vite.  Çdo veprim i presidentit pasi ka nisur fushata zgjedhore është përfshirje në proces. Anulimi dhe më pas shtyrja e datës së zgjedhjeve janë veprime të paligjshme dhe pa vlerë juridike. Në vlerësimin tonë kompetenca e presidentit është vetëm e njëanshme. A mund ta ndryshoj PO, por Brenda afatit të përcaktuar jo pasi ka nisur procesi. Pasojat e këtij vendimi janë të rënda i heq të drejtën e votës sovranit.

Erinda Ballanca Avokatja e Popullit: Zgjedhjet nuk i shërbyen interes të qytetareve. Shpesh herë funksionaliteti i sistemit kushtetues është kthyer në një sistem formal që nuk garanton qëllimet për të cilin është ngritur. Pa zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka demokraci në vendin tonë. Kopetencat e institucioneve te ndryshme ushtrohen në një kontekst të caktuar. Avokati i Popullit verën se siguria juridike dhe parimi i së drejtës vitet e fundit konsiderohen si parime që nuk arrijnë të japin efektshmërinë e vendimeve. Nuk mundet që Kolegji Zgjedhore të mos marrë parasysh dekretin e presidentit dhe të marrë një vendim thjesht sepse nuk e shikon të arsyeshëm.

Kujtojmë se Ademi është shprehur më parë se kërkesa e dorëzuar nuk ka të bëjë vetëm me ankimimin e procesit zgjedhor të dy viteve më parë, por edhe me verifikimin e regjistrimit të Bindjes Demokratike.

Ajo u shkarkua nga posti i kryetares së “Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë”më 8 qershor dhe në vend të saj u vu kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.

Pas kësaj ka paditur në gjykatë Ndreun, pasi personat që kanë lajmëruar shkarkimin e saj nuk janë anëtarë të shoqatës, por janë anëtarëve të Shoqatës së Autonomisë Vendore.

Nuk dihet se sa do të ndikojë kjo çështje në vendimin që do të marrë Gjykata Kushtetuese.

Artikulli i mëparshëmI nxehti afrikan ka pushtuar vendin tonë, sinoptikania Lajda Porja tregon kur do ta arrijnë kulmin temperaturat dhe surprizat e motit që na presin në muajin korrik
Artikulli i radhësLajm i trishtë për fansat, këngëtari i njohur i jep lamtumirën muzikës