Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka kritikuar vendimet e Hungarisë për miratimin e një ligji të ri kundër komunitetit homoseksual.
“Hungaria nuk më punë në Bashkimin Europian”, ka thënë Rutte.
Parlamenti hungarez e miratoi më 15 qershor ligjin që ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve që promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë.
Ky ligj u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit.
Ditën e djeshme kancelarja gjermane, Angela Merkel dënoi ligjin hungarez, duke e cilësuar si të gabuar dhe se ndikon në cilësinë e arsimit.
Gjithashtu edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Layen e quajti “të turpshëm” ligjin kundër komunitetit homoseksual, LGBTI.