Zbulohet si nisi konflikti me drejtorin e bashkisë Gjirokastër që u godit me lopatë në kokë (DETAJE)

0
Në fillim kanë debatuar, më pas janë përplasur

Një konflikt për çështje pronësie ka degjeneruar në dhunë fizike, ku i plagosur ka mbetur Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Publik në Bashkinë e Gjirokastrës.

Mësohet se drejtori Seit Rondo është konfliktuar me një person tjetër, Kujtim Basha. Fillimisht ata kanë debatuar, por më pas janë përplasur fizikisht.

Drejtori i bashkisë Gjirokastër është goditur me lopatë dhe u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërsa shtetasi tjetër, Kujtim Basha është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmTemperaturat e larta çorodisin të renë/ ‘Çmendet’ vajza nga vapa, nuk e duron dot dhe zhvishet lakuriq në shatërvanin përballë… (FOTO)
Artikulli i radhësDeklarata e fortë e kryeministrisë të Holandës: Hungaria nuk ka më punë në BE