Në aksin Vlorë-Levan u shua familja Gashi si pasojë e aksidentit fatal ku iu mori jetën katër pjesëtarëve, dy prindërit dhe dy vajzave të mitura.
Gazetarja Xhensila Kodra në ABC, tha se makina luksoze e drejtuar nga Igli Madani 22-vjeç udhëtonte tej normave të lejuara, reth 200 km/h ndërsa mësohet se makina Toyota e familjes Gushi udhëtonte me një shpejtësi brenda normave të lejuara 90-100 km/h.
“Makina tip “Audi” ka qenë tej normave të lejuara duke iu referuar burimeve, nga grupi hetimor që ka shkuar në vendin e ngjarjes, makina ka pasur një shpejtësi tej normave. Paraprakisht nga të gjitha matjet dhe ekspertët e policisë rrugore, flitet se makina “Audi” ka pasur një shpejtësi rreth 200 km/h. Shpejtësi e lartë kjo në krahasim me limitin në aksin ku ndodhur aksidenti. Limit është 110 km/h. Ekspertiza përfundimtare pritet të dalë dy ditë më pas. Shpejtësia ka qenë kryesorja e aksidentit. Ndërkohë makina “Toyota” lëvizte më shpejtësi 90-100 km/h” tha gazetarja Xhensila Kodra.
Më tej, gazetarja Kodra shton se sipas ekspertizës në vendin e ngjarjes, mjeti tip “Audi” ka bërë disa herë frenime të forta në rrugë duke lënë edhe gjurmë të gomave në asfalt dhe më pas ka përplasur mjetin tip “Toyota”. Për pasojë makinë “Toyota” ka humbur kontrollin dhe nga forca e madhe e përplasjes ka përfunduar disa metra jashtë rrugës.
Ajo që mbetet ende e paqartë është se pse makina tip “Audi” që udhëtonin tre të rinjtë nuk e ka kryer manovrën e parakalimit që mund të kishte sjellë në shmangien e aksidentit tragjik. Raportohet se makina e familjes Gushi lëvizte në korsinë e djathtë të autostradës dhe po ashtu edhe makina tip “Audi” që e goditi nga pas ishte po në korsinë e djathtë, por nuk dihet shkaku se pse nuk ka ndryshuar korsi për ta parakaluar. Shenjat në rrugë tregojnë për një frenim të fortë të “Audit”, ndërsa pas aksidentit të dy makinat kanë fluturuar disa metra jashtë rrugës kryesore.
“Audi” me tre të rinjtë brenda është përplasur edhe me një shtyllë elektrike ndërsa më pas ka rënë buzë një kanali. Nga ana tjetër, makina e familjes “Gushi” dyshohet se është rrokullisur disa herë, thënë kjo edhe nga fakti se struktura e makinës ka qenë e dëmtuar e gjitha.
“ Makina “Toyota” ka qenë në krahun e djathtë për në qytetin e Vlorës në rrugën e saj. Po në të njëjtën rrugë ka qenë edhe “Audi” i drejtuar nga Igli Madani. Ka pasur në saj të lëvizjes dhe frenimi ka qenë disa metër nga vendi i ngjarjes. Ka pasur frenime të forta para se të godas nga mbrapa “Toyota-n”. Nuk është parakaluar. Dhe nuk është e qartë se çfarë manovre ka pasur në momentin e fundit dhe pse nuk është parakaluar. Ka pasur një goditje nga pas. Makina tip “Toyota” ka fluturuar disa metra 40-50 metra larg rrugës kryesore, kjo ka sjell shkatërrimin total. “Audi” një makinë e rëndë ka pasur disa tentativa frenimi por për shkak të shpejtësisë nuk është mundur të frenohet e gjitha. Por më pas duke dalë në anë të rrugës ka goditur edhe një shtyllë të tensionit të lartë. Dyshimi paraprak është se ky aksident mund të kishte shkaktuar edhe më shumë viktima. Shpejtësia ka bërë që edhe makina “Audi” të shkoj larg vendit të ngjarjes ku më pas është përplasur me shtyllën dhe ka përfunduar në kanal.” tha gazetarja Xhensila Kodra.
Ndërkohë sipas burimeve nga grupi hetimor dhe policia bëhet e ditur se në makinë nuk është gjetur asnjë send i jashtëligjshëm. Gjithashtu drejtuesit të “Audit”, Igli Madani i është bërë edhe një test për lëndë narkotike dhe test për alkool, për tek ai nuk janë gjetur prezencë e këtyre substancave. Gazetarja Xhensila Kodra, raporton se shoferi që shkaktoi këtë aksident tragjik, ishte problematik në rrugë. Mësohet se ai kishte dy gjoba për parakalim të gabuar si dhe një tjetër për shkelje të sinjalistikës rrugore, konkretisht për semafor të kuq.
“Shkaku kryesor është shpejtësia tej normave të lejuar. Është kontrolluar “Audi” i 22 vjeçarit. Nuk ka pasur alkool dhe lëndë narkotike se kishte dyshime për gjendje të dehur. I është bërë testi i alkoolit dhe drogës po nuk ka pasur prezencë të substancave, deri në këto momente kjo është komunikuar. Vetëm kjo akuzë e tejkalimit të shpejtësi dënohet nga 5 deri në 20 vjet heqje lirie. “
“Nuk janë marrë në pyetje për shkak të dëmtimeve dhe gjendjes shëndetësore. Igli Madani dhe shoferi ndodhet në Trauma. Njëri prej tyre në gjendje pak më të rëndë” ka përfunduar gazetarja Xhensila Kodra.
Kujtojmë se trupi i parë që doli nga mjeti ‘Toyota’ pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe policisë ishte i vajzës më të vogël, Eva Gushi, 9 vjeçe, e cila u nxor ende e gjallë por humbi jetën në spital. Ndërkohë në vendin e ngjarjes u shuan Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç, Anastasia Gushi, 14 vjeçe, u nxorën të pajetë. Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe 3 të rinjtë që udhëtonin me mjetin ‘Audi’, që kushtonte rreth 100 mijë Euro, i cili pasi përplasi ‘Toyota-ën’, Igli Madani (shoferi) si dhe Fabio Lamaj e Glori Selimi. Igli Madani, ishte drejtuesi i mjetit dhe makina ishte në pronësi të babait të tij Bashkim Madanit. 22-vjeçari, është arrestuar në flagrancë pas aksidentit të rëndë që shkaktoi, aksident që i mori jetën 4 anëtarëve të një familjeje.