Ish ambasadorja shqiptare deklaron pasurinë e saj, zbardhet vlera mijëra euro që kapin tri banesat e zyrtares së lartë

0
Ish ambasadorja shqiptare deklaron pasurinë e saj, zbardhet vlera

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka deklaruar pasurinë e saj. Kosovaime shkruan se në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Çitaku ka deklaruar se pasuria e saj e paluajtshme janë tri banesa, një me vlerë 100 mijë uro, një me 25 mijë euro si dhe një me 40 mijë euro.

Ndërkohë që nga paratë e kursyera ajo ka deklaruar se ka rreth 25 mijë euro, të cilat i ka në prishtinë si dhe vetëm 500 euro në SHBA. Paga e saj mujore si e deleguar në SHBA ka qënë mbi 3.500 euro.

Ditën e djeshme, Çitaku deklaroi se nuk do të marrë pjesë në garën për kryetar të PDK-së, ndërkohë që ka thënë se mund ta bëjë këtë pas dy vitesh.

Artikulli i mëparshëmU shiti 6 personave disa herë apartamentet, biznesmenia e shumë përfolur merr lajmin e keq
Artikulli i radhësInfermierja e re e QSUT-së la pas dy fëmijë të vegjël/ Rrëqethin kolegët e saj: Ka shpëtuar shumë jetë pacientësh, por veten nuk mundi dot…