Politikanit të lartë i zbulohen dhjetëra apartamente në SHBA/ U blenë me paratë e firmave piramidale! Zbardhet lidhja me Hajdin Sejdinë

0
Një politikani të lartë i zbulohen dhjetëra apartamente

Një politikani të lartë shqiptar i janë zbuluar një numër i madh pallatesh të ndërtuara në SHBA. Bëhet fjalë për një kompleks pallatesh në “Stuyvesant Square Park”, në New York. Sipas burimeve në këto pallate ka një numër të madh apartamentesh që janë blerë nga politikani i lartë falë parave të vjedhura nga firmat piramidale. Të gjithë e dinë që në vitin 1997 me mijëra shqiptarë humbën miliona para në firmat piramidale, të cilat dyshohet se mbështeteshin nga qeveria e asaj kohe. Por nga këto firma kanë përfituar si duket dhe politikanë të lartë, të cilët i kanë investuar paratë jashtë vendit e sidomos në SHBA. Bëhet fjalë për një numër të madh apartamentesh të blera në “Stuyvesant Square Park”, të cilat administrohen momentalisht nga shqiptarë. Po ashtu në këto pallate kohët e fundit ka jetuar dhe një personazh VIP i njohur në vendin tonë. Skemat piramidale në Shqipëri ishin skema Ponzi që degjeneruan rebelimin e vitit 1997. Nisën veprimtarinë e tyre së pari më 1991, i pari që hapi një firmë piramidale ishte Hajdin Sejdia, asokohe këshilltar ekonomik i kryeministrit Fatos Nano. Pasi nisi punën për ndërtimin e pandehur të një hoteli në Tiranë, u largua me disa miliona dollarë. Vendi mbeti i hapur për themelet dhe për vite me radhë u njoh si Gropa e Hajdin Sejdisë. Pas kësaj disa kreditorë u likuiduan por shumica jo. Besohet se pjesa më e madhe e shumave mbahet ndër bankat e huaja.

Ja si dolën paratë jashtë FINCEN, Rrjeti për Hetimin e Krimit Financiar, pjesë e Departamentit Amerikan të Thesarit ka hedhur dritë mbi atë se ku shkuan paratë e firmave piramidale dhe çfarë ndodhi realisht.

Një panoramim të të gjithë situatës. Në raportin e siguruar nga gazeta jepen detaje mbi historikun e pastrimit të parave në botë dhe për vendin tonë periudha më negative shihet viti 1997. Agjencia amerikane tregon se vetëm në verën e vitit 1997 dolën nga Shqipëria plot 20 milionë dollarë dhe ato u futën kryesisht në banka greke e disa turke. “Në rajonin e Detit të Zi vetëm dy rajone, Greqia e Turqia, i përkisnin FATF (më 1997). Afërsia e tyre me 15 vendet e ish-Bashkimit Sovjetik ngre një problem të veçantë në lidhje me pastrimin e parave. Një tjetër problem me bankat e tyre ishte rrjedhja e fondeve të mëdha nga Shqipëria të lidhura me skandalin e piramidave të kursimit. Hetimet pas raportimeve për transaksione të dyshimta kanë treguar se shuma të konsiderueshme parash të thata, rreth 20 milionë dollarë, janë depozituar në bankat e vendeve fqinje në verën e 1997”, thuhet në dokumentin e FINCEN. Detaje jepen dhe në një raport të ngjashëm, të nxjerrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, po me bazë në SHBA. Pra si duket paratë e qytetarëve shqiptarë janë investuar në apartamente jashtë vendit.

Artikulli i mëparshëmAksidenti tragjik/ Çfarë iu gjet djalit të biznesmenit në makinë dhe si doli testi i alkoolit dhe lëndëve narkotike…
Artikulli i radhësFinalizohet operacioni ‘Fabrika’/ Goditet grupi që kishte ngritur laborator ‘Bitcoin’, ky është detaji që i nxori zbuluar