Disa të rinj e qytetarë të ndryshëm u mblodhën sot përpara Ministrisë së Brendshme dhe asaj të transportit në shenjë proteste simbolike.
Ata u shtrinë në tokë si të vdekur duke i lënë dhe biçikletat pranë tyre, për të treguar se jeta e shenjtë dhe nuk duhet të ecim tej normave të lejuara të shpejtësisë. Pasi kush shkel gazin më shumë seç duhet, është vrasës potencial.
Katër qirinj janë ndezur te Ministria e Brendshme në kujtim të 4 shpirtrave që u ndanë sot nga kjo botë.
U shua e gjithë familja Gushi, prindërit dhe dy fëmijët e vegjël që ishin nisur për pushime.