Tërmeti 5.2 ballë godet Turqinë, panik te banorët (VIDEO)

0

Një tërmet i fortë me madhësi 5.2 të shkallës Rihter ka goditur Turqinë mbrëmjen e së premtes. Goditja u shënua në orën 21:28 sipas të dhënave të para nga Instituti Euro-Mesdhetar.

Epiqendra u raportua 90 kilometra në juglindje të Erzincan dhe 138 kilometra në jug të Dijarbakir, në Turqinë lindore. Autoritetet thanë se përveç panikut nuk është raportuar asnjë viktimë ose person i lënduar. 

Artikulli i mëparshëmVuçiç humb qetësinë dhe përplaset fizikisht me Jeremiç (FOTO)
Artikulli i radhësPas Danimarkës, hapen rrugët edhe me Belgjikën