
Agjentët e antidrogës janë duke kryer kontrolle në Portin e Durrësit për shkak të dyshimeve për lëndë narkotike.
17 kilogramë heroinë janë sekuestruar në portin e Durrësit pasditen e së shtunës. Sipas informacioneve paraprake droga është gjetur brenda një kamioni, por nuk dihet poseduesi dhe dyshohet se kishte si destinacion Italine.
Kujtojmë se në mënyrë të vazhdueshme në portin e Durrësit janë sekuestruar sasi të mëdha droge.