“Kjo është skandaloze”/ Ish-ministri i Shëndetësisë jep alarmin, tregon se çfarë po fsheh qeveria me vaksinimet në Shqipëri

0
"Kjo është skandaloze", ish-ministri i

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu është shprehur se Qeveria e papërgjegjshme deklaron importin e 1.1 milion dozave të vaksinave COVID, por pa specifikuar llojin e tyre.

Shehu thekson se Shqipëria nuk duhet të importojë, madje as të aplikojë qoftë edhe për një dozë vaksine tjetër COVID, e cila nuk është certifikuar nga EMA ose FDA.

Postimi i plotë

1- Vaksinimin e 2,4 milionë banorëve, pra me rreth 5 milion doza, vetëm në vaksinat Pfizer, Moderna, probabilisht dhe Johnson & Johnson, si dhe për ata mbi 60 vjeç edhe me AstraZeneca.

2-Kontrollin imunitar dhe rivaksinimin me këto vaksina të gjithë qytetarëve që në mënyrë skandaloze janë vaksinuar me vaksinat e pa verifikuara e të pasigurta kineze ose ruse, qoftë dhe vetëm për dozën e dytë.

3- Të fillojë të programojë përdorimin e dozës së tretë të atyre vaksinave të certifikuara, duke filluar nga dhjetori, siç po mendohet aktualisht.

Për t’u bindur për këtë mjafton të lexoni atë që deklarojnë e bëjnë për vaksinat institucionet, qeveritë, drejtuesit e vendeve të BE, perëndimore, të botës së zhvilluar, qoftë dhe duke i kthyer prapa edhe dozat e blera nga ata, të atyre vaksinave të pa sigurta.

Ndryshe gabimi i deritanishëm fatal i përdorimit të atyre vaksinave jashtë standardeve evropiane kineze e ruse do të thellohet, duke mundësuar përsëritjen e situatave tragjike me humbjen e mijëra jetë njerëzish, shëndeti e vlerash financiare në dimrin që vjen, gjë që absolutisht duhet e mund realisht të parandalohet.

Artikulli i mëparshëmNjë tjetër lajm i mirë vjen nga Franca, zbardhet vendimi i fundit për Shqipërinë
Artikulli i radhësTRAGJEDI! Babai hero shpëton nga mbytja vajzën dhe shoqet e saj, por vetë humbi jetën