Mëngjesin e kësaj të diele mbetën të vrarë 4 persona, pas një përplasje me armë zjarri për shezllonet. Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli, viktima më e pafajshëm në këtë kasaphanë, vetëm 20 vjeç, mbetën të vrarë pak pas mesnatës së kaluar në Velipojë.
Ndërkohë që vëllai i Kujtim Ferracakut, 54-vjeçari Hasan Ferracaku dhe nipi i tij 17-vjeçar Elmilind Dyli, janë plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ata janë vënë në pranga ndërsa tre djemtë e Hasan Ferracakut, Abedin, Shyqyri dhe Besar Ferracaku janë shpallur në kërkim. Anëtarët e familjes Ferracaku u përleshën me ata të Gocajt për të ndarë shezllongët për hotelet që kanë në pronësi por sherri degradoi në përdorimin e armëve.