Si filloi sherri që përfundoi në kasaphanë mes pronarëve të dy hoteleve në Velipojë, gazetari i njohur jep detajet e rëndësishme

0
Si filloi sherri që përfundoi në kasaphanë mes

Kanë qenë duke debatuar me njeri-tjetrin dhe më pas kanë nxjerrë armët. Kështu ka nisur konflikti në Velipojë për hapësirat e çadrave mes pronarëve të dy hoteleve në Shkodër, që përfundoi me 4 të vrarë dhe dy të plagosur me armë zjarri.

Të vrarë mbetën Kujtim Ferracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25 vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç, vëllezër dhe Myzerim Zeneli, 20 vjeç, punonjës i çadrave.

Dy të plagosurit Hasan Ferracaku, 54 vjeç dhe Elmilind Dyli, 17 vjeç, dyshohen si autorë në ngjarje.

Gazetari Senad Nikshiqi raportoi se çështja e hapësirave publike në plazhin e Velipojës ka sjellë çdo vit problematika dhe konflikte në këtë zonë, por kjo ishte e para e këtyre përmasave tragjike.

Artikulli i mëparshëmZbulohet lëvizja që bëri biznesmeni i njohur para se të vritej, zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë
Artikulli i radhësDalin rezultatet e zgjedhjeve rajonale në Francë