Profesori i kriminologjisë Ervin Karamuço deklaroi se policia gjatë muajve të ardhshme ka sfida të mëdha sa i takon katër çështjeve kryesore.
“Para katër ditësh presidenti Biden doli dhe tha: gjatë dy muajve të verës amerikanët presin një shtim të kriminalitetit. Dhe përmendi një sërë faktorësh: posedimi i armëve, izolimi për shkak të pandemisë, përdorimi i lëndëve narkotike. Dhe të gjitha këto i tha para një audience të madhe me gojën pa iu dridhur aspak qerpiku. Më tej Biden tha se do të japë 300 miliardë dollarë shtesë policisë për të mbajtur nën kontroll statistikat e kriminalitetit. Ai i doli për zot punës së vet.
Ne në Shqipëri nuk kemi njerëz që t’i dalin për zot punës së vet. Policia ka një sfidë të madhe përpara në muajt e verës. Krimi i organizuar, krimi i rrugës, dhuna në familje dhe siguria rrugore. Për këto nuk ka strategji për këto dy muaj”, tha Karamuço në Dritare TV.