Pas një viti e pak muaj në detyrë, Avokatja e Shtetit, Enkelejda Muça është shkarkuar nga ky post, duke u zëvendësuar me Brunilda Lilon.
Lilo është punonjëse e Avokaturës së Shtetit e specializuar mbi tregtinë dhe proceset e arbitrazheve ndërkombëtare. Ajo thotë se është e specializuar edhe në ofrimin e mbështetjes dhe hartimin e kontratave të negocimit me ndikim të madh financiar për shtetet dhe institucionet publike.
Arsyet e këtyre lëvizjeve mbeten ende për t’u mësuar.