“Nëna s’lejonte që të merrnin trupat”, gazetarja e njohur zbulon momentet e rënda në Velipojë: Musaeni kishte shkuar në punë direkt pas maturës

0
Rrëqethëse/ “Nëna s’lejonte që të merrnin

Gazetarja Emi Kalaja ka treguar detaje nga masakra e ndodhur në Velipojë, ku mbetën të vrarë 4 persona, dhe u plagosën 2 të tjerë. Ajo tha se Musaen Zeneli kishte shkuar një ditë më parë në punë, nga e diela në të shtunë, menjëherë pas mbrëmjes së maturës.

“Ai ishte i gëzuar që kishte gjetur punë, kishte shkuar menjëherë pas mbrëmjes së maturës, një ditë më parë sesa të niste të paguhej”, tha Kalaja.

Gazetarja tha se kur kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë gjetur duke qarë me ngashërim, infermieret e qendrës shëndetësore në Velipojë, ndërkohë që babai i dy vëllezërve Gocaj qante dhe mbi të riun Zeneli, që kishte thënë se e kishte amanet.

Ajo tregon se Policia ka vonuar të paktën 40 minuta për të mbërritur në vendin ku ndodhi përplasja me armë, ndërkohë që nëna e dy vëllezërve Gocaj, nuk lejonte që ambulanca të merrte trupin e dy djemve të saj.

“Nëna e dy djemve Gocaj nuk lejonte ambulancën që të merrte trupat e viktimave, babai i tyre qante dhe mbi trupin e Musaenit, që e kishte amanet pasi ishte rritur jetim”, tha më tej gazetarja.

Artikulli i mëparshëmKryeministri Rama bën shkarkimin e BUJSHËM (Emri)
Artikulli i radhësÇfarë ndodhi? Blendi Fevziu shpërthen në lot gjatë transmetimit ‘live’