Spartak Ngjela kërkon arrestime në nivele të larta: Janë të lidhur me krimin! Ja çfarë duhet të ndodhë…

0
Spartak Ngjela plas ‘bombën’, kërkon arrestime në

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se Shqipëria nuk bën dot pushtetin gjyqësor, prandaj  e kanë marrë në dorë amerikanët ta bëjnë një gjë të tillë.

Ngjela tha se shteti shqiptar është ngritur mbi krimin.

Ngjela: Ne nuk e bëjmë dot pushtetin gjyqësor, na e kanë marrë në dorë amerikanët të na e bëjnë. Italia ka tre polici esenciale lidhur me krimin që të marrin shpirtin, ndërsa ne nuk kemi asgjë. Tani po u bie në kokë, sepse ishin një klasë politike e korruptuar duke bërë një marrëveshje me gjyqësorin duke mos prekur njëri-tjetrin. Kështu dolën të fortët, sepse po të mos kishin lidhje me politikën nuk do të ishin të tillë. Shteti shqiptar është ngritur mbi krimin. Shpresa ime është prokuroria e posaçme dhe BKH-ja. Presim goditjen e tyre.

Kriminaliteti luftohet me forcën e shtetit, nëse nuk është i fortë, por këtu krimi ka bërë shtetin. Këtu ka ish-pushtetarë që kanë mijëra hektarë. Kështu del edhe ky krimi e vret. Sigurisht që ne nuk e dimë se sa është acarimi i psikikës së krimit në vend. Komunizmi këtë gjë e zgjidhi me dhunë, por kjo dhunë nuk futet më në lojë se nuk të lënë të drejtat e njeriut. Kjo lloj policie që kemi merret me krimin pasi ndodh, nuk ka parandalimin.

Ngjela shtoi se e vetmja shpresë është Prokuroria e Gjykata e Posaçme dhe BKH-ja, se kur futen në burg zyrtarët e lartë, trembet edhe krimi i rrugës.

Ngjela: Sociologjia kriminale ka 3 aspekte kryesore: shkaku, korrektimi dhe parandalimi. Ne këto gjëra nuk i bëjmë as në shkolla. Policia jonë është janë tallje duke marrë njerëz nga qyteza dhe fshati i vet. Ky shtet është i korruptuar. E vetmja shpresë është Prokuroria e Gjykata e Posaçme dhe BKH-ja, se kur futen në burg zyrtarët e lartë, trembet edhe krimi i rrugës. Nuk është krimi ajo që ndodhi me 4 të vrarët, krimi është krimi shtetëror. Shumë persona i nxjerrin nga burgu edhe telefonat nga politikanët e lartë.

Artikulli i mëparshëmEksperti i njohur zbulon për herë të parë ngjarjen tronditëse në Palasë: U vodhën dy zv.ministra! Kjo bandë ka lidhje me policinë e Himarës
Artikulli i radhësMe mbi 120 km/ Videoja e Audi-t brenda tunelit të Tiranë-Elbasan bën “xhirron e rrjetit”