PD nxjerr prapaskenat e forta, kërkon arrestimin e kryebashkiakut socialist: “Fluturonte” mësuesit nga…

0
PD nxjerr prapaskenat e forta, kërkon arrestimin e kryebashkiakut

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka komentuar incidentin që përfshiu kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu me disa efektivë policie.

Bardhi theksoi se Ndreu duhet jetë në burg sepse sipas tij ai në Dosjen 184 “fluturonte” mësuesit nga puna me urdhër partie.

“Pjerin Ndreu nuk duhet të jetë mbi ligjin, Pjerin Ndreu duhet jetë në burg sepse është i njëjti që në Dosjen 184 “fluturonte” mësuesit nga puna me urdhër partie dhe sot sulmon dhe fyen policinë. Deliri tij është produkt i paligjshmërisë mbi të cilën ngrihet pushteti i korruptuar i regjimit Rama-Doshi: Vjedhja e zgjedhjeve! Ata nuk përfaqësojnë qytetarët, por interesat e krimit me të cilin masakrojnë zgjedhjet dhe vjedhin vullnetin e shumicës për ndryshim. Që arroganca ndaj qytetarëve dhe institucioneve të ndalojë, që ankthi dhe pasiguria të mos mbretërojnë në familjet shqiptare, duhet marrë fund modeli i politikës të lidhur me krimin”, shkruan Bardhi.

Artikulli i mëparshëmHumbi vëllanë në masakrën e Velipojës! Biznesmeni i fuqishëm i bën premtimin e madh familjes: Kam marrë vendimin që…
Artikulli i radhësTrupat e viktimave të koronavirusit dalin në lum, tmerrohen njerëzit