Përmbytjet e ditëve të fundit në Indi kanë zbuluar varret e cekëta të qindra viktimave të koronavirusit. Terreni është prishur nga ujërat e përmbytjeve duke zbuluar trupa gjysmë të varrosur, si dhe dhjetra të tjerë që kanë dalë në sipërfaqen e lumit Ganges.
Zyrtarët thonë se rreth 600 persona janë varrosur në lumë, por banorët thonë se numri besohet akoma më i lartë.
Tmerret e fundit vijnë teksa vendi goditet nga një tjetër valë e pandemisë Covid-19 teksa numri total i viktimave në Indin tashmë i afrohet shifrës 400,000.
Trupat e mbështjellë me veshjet karakteristike indiane shiheshin që lëviznin në sipërfaqen e lumit ndërsa varkëtarët trembeshin mos i godisnin ato me rremat e tyre.
Familjet në lindje dhe në veri të Indisë nuk mund të përballojnë varrime apo kremime ceremoniale për të dashurit e tyre, prandaj shpesh i varrosin ata në varre të cekëta në brigjet e lumit.about:blank
Por nisja e sezonit të përmbytjeve ka shkaktuar zhvendosjen e shumë trupave dhe zbulimin e skenave të tmerrshme të varreve gjysme të zbuluara.
Zyrtarët në Allahabad – një prej vendeve më të shenjta të Hinduizmit, ku miliona njerëz vijnë për të kryer ritet funerale, thonë se me shumë se 100 trupa kanë dalë në sipërfaqe javët e fundit.
Gazetarët e rrjetit AFP që vizituan zonat thanë se panë dhjetra trupa thuajse të dalë në sipërfaqe pranë lumit.
Në një tjetër qendër fetare në veri të Indisë, në Varanasi raportoheshin probleme të ngjashme.
I konsideruar si lumi më i shenjtë në Indi, Ganges ose ‘Mëmë Ganga’ adhurohet si perëndi dhe besimtarët vërshojnë shpesh drejt tij për rituale banje.
Ata që nuk mund të paguajnë për drurin e kremimeve apo rite të tjera funerale, zgjedhin të kryejnë ‘varrime ujore’ si pjesë e traditave fetare.