Aishe Haklaj ka akuzuar edhe Ilir Metën, sot president, në atë kohë kryeministër. Në intervistën e dhënë për Report Tv, Aishe Haklaj thotë se ai nuk ka reaguar për të vënë përpara drejtësisë fajtorët për vrasjen e vëllait të katërt të saj.
“Në kohën kur Ilir Meta ka qenë kryeministër, na është vrarë vëllai i katërt i yni. Dhe ne kemi pritur që qeveria e asaj kohe të vërë dorë dhe të vërë dikë para drejtësisë. Por fatkeqësisht nuk është bërë asnjë hap”, tha Aishe Haklaj.