Gjermania ndryshon rregullat/ Përfitojnë shqiptarët që duan të punojnë atje

0

Janë të shumtë shqiptarët që vitet e fundit janë larguar drejt Gjermanisë për të punuar. Ambasada gjermane në Tiranë shkruan se shqiptarët janë ende të privilegjuar.

Në një postim në Facebook selia diplomatike rikujton rregullat e punësimit që janë në fuqi deri në fund të vitit 2023, ku thekson se qytetarët shqiptarë do të kenë një qasje të privilegjuar drejt tregut gjerman të punës, teksa përpunimi i kërkesave për vizë ka nisur në 20 qershor pas heqjes së kufizimeve të udhëtimeve nga covid-19.

“Risi në lidhje me punësimin sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor: Regjistrimi në listën e pritjes për të lënë një takim. Duke filluar nga 01.01.2021 ka hyrë ne fuqi Rregullorja e re e punësimit për Ballkanin Perëndimor. Deri në datën 31.12.2023 qytetarët shqiptarë do të kenë një qasje të privilegjuar drejt tregut gjerman të punës. Përpunimi i kërkesave për vizë bëhet përsëri i mundur duke filluar nga 20.06.2021, pas heqjes së kufizimeve të udhëtimeve nga covid-19.

Takimet për aplikim për vize sipas këtij rregulli do te jepen veçmas çdo muaj. Në fillim të çdo muaji (duke filluar në korrik) do të hapet lista me takimet e mundshme për muajin pasardhës. Data e hapjes së listës do të ndryshojë nga njëri muaj në tjetrin.

Nëse keni interes ndiqni udhëzimet në faqen tone zyrtare 👉 www.tirana.diplo.de. Informacionet e detajuara do ti gjeni aty. Personat që kanë bërë një kërkesë për vizë pune para dates 17.03.2020 do të njoftohen për vazhdimin e procedurave me email. Jeni te lutur që deri sa të merret një vendim të mos pyesni në lidhje me statusin e aplikimit” – mbyllet postimi.

Artikulli i mëparshëmNdryshon ora policore/ Të gjitha rregullat që hyjnë në fuqi prej së enjtes
Artikulli i radhës“Mos shkoni në Romë”: Qeveria angleze i bën thirrje tifozëve, ndërsa FA ndan bileta vetëm për rezidentët në Itali