Mori ryshfet, arrestohet kreu i Komisionit të Pavarur të Mediave

0
Mori ryshfet, arrestohet kreu i Komisionit të Pavarur të Mediave

Kryetari i Komisionit të Pavarur për Mediat në Kosovë (KPM), Luan Latifi është arrestuar ditën e sotme. Ai është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës si dhe marrje ryshfet.

Ai dyshohet se ka marrë ryshfet me vlerë 800,000 euro, ndërkohë që është dërguar në paraburim për 48 orë. Avokati i Latifit, Visar Rreçaj tha se klienti i tij i ka mohuar të gjitha akuzat gjatë marrjes në pyetje në polici.

“Luan Latifi është arrestuar sot në cilësinë e të dyshuarit, nën dyshimin për veprat penale ‘marrje e ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare’ në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të Komisionit të Pavarur të Mediave. Intervistimi ka filluar rreth orës 12:00. Ai është ndaluar aty rreth orës 11:30. Latifi nuk ka kurrfarë lidhje me rastin e djeshëm. Asnjë nga veprat nuk i kemi pranuar dhe nuk është i përfshirë në ato vepra”, ka thënë avokati i Latifit. “Atij ka mundur t’i jetë përmendur emri si kryeshef ekzekutiv i KPM-së, por ai nuk ka kurrëfar lidhje me rastin e drejtorit të Financave,” tha Rreçaj.

Artikulli i mëparshëmE bujshme! Aishe Haklaj hedh akuzat e FORTA ndaj Ilir Metës: Kur na vranë vëllain e katërt, ai ishte…
Artikulli i radhësPadia e Shkëlzen Berishës ndaj Taulant Ballës/ Ja lëvizja e gjykatës para se të shqyrtohet çështja! Për çfarë bëhet fjalë…