Nga dita e enjte ora policore do të shtyhet me 1 orë. Izolimi i lëvizjes do të nisë nga ora 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit.
Nga 1 korriku do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve me kapacitete deri në 30% duke ruajtur distancën sipas protokollit të miratuar nga ISHP.
Do të lejohet prezenca e spektatorëve edhe në aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore si dhe konferencave.
Rastet e infeksioneve në vendin tonë kanë ardhur çdo ditë duke u ulur.
Orari per muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
Në 24 orët e fundit u shënuan 7 raste të reja ndërkohë që nuk është shënuar asnjë humbje jete.