Padia e Shkëlzen Berishës ndaj Taulant Ballës/ Ja lëvizja e gjykatës para se të shqyrtohet çështja! Për çfarë bëhet fjalë…

0
Padia e Shkëlzen Berishës ndaj Taulant Ballës, Gjykata bën

Gjykata e Tiranës shqyrtoi sot padinë e djalit të ish-Kryministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, kundrejt kreut të grupit parlametnar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Shkëlzen Berisha i është drejtuar me një kërkesë padi, gjykatës së Tiranës ku akuzon për shpifje numrin dy të PS, Taulant Balla. Në padinë e tij djali i ish-kryeministrit kërkon ndaj të paditurit të dëmshpërblejë dëmin jo pasuror të shkaktuar paditësit nga deklarata e tij shpifëse dhe fyese, thuhet në kërkesë padi.

Siç u njoftua  trupi gjykues vendosi që çështja të shqyrtohet më 14 shtator ora 14:00, ndërsa për djalin e ish kryeministrit, gjykata caktoi ekspertë psikologë për të intervistuar Shkëlzen Berishën, lidhur me dëmet psikologjike të shkaktuara nga këto deklarata.

Artikulli i mëparshëmMori ryshfet, arrestohet kreu i Komisionit të Pavarur të Mediave
Artikulli i radhësSpartak Ngjela si asnjëherë më parë, paralajmëron zhvillimet “BOMBË”: E dini se çfarë është kapur?