Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme në Këshillin e Ministrave, është marrë vendimi që, vajza e Bashkim Finos, Megi Fino të emërohet zv/ministre për Europën dhe Punët e Jashtme.
Megi Fino u shfaq për herë të parë në radhët e socialistëve në kongresin e Partisë Socialiste ku mbajti një fjalim të ndjerë për të atin. Bashkim Fino, u nda nga jeta disa muaj më parë pasi humbi betejën me COVID.
VENDIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Megi Fino emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.