SHBA paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri, zbulohet lëvizja e Yuri Kim brenda SPAK-ut

0
SHBA paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri, zbulohet

Qeveria amerikane ka dhuruar dje mbi 100,000 dollarë në pajisje hetimore për BKH-në.

Lajmin e ka dhënë Ambasada Amerikane në Tiranë.

“Ambasadorja Yuri Kim vizitoi SPAK, ku qeveria amerikane dhuroi dje mbi 100,000 dollarë në pajisje hetimore për BKH-në. Ambasadorja përgëzoi grupin e hetuesve, aktualisht në trajnim, të cilët u përzgjodhën nga qindra aplikantë pasi përfunduan me sukses një proces shumë selektiv dhe rigoroz, që përfshinte testime me shkrim, verbale, dhe të aftësisë fizike; verifikime të pasurisë, si dhe kontrolle të së kaluarës dhe integritetit të tyre. Ajo përsëriti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i nxiti ata të këmbëngulin në punën e tyre të vështirë, e cila është thelbësore për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan Ambasada Amerikane.

Artikulli i mëparshëmYlli Manjani jep mesazhin e fuqishëm: 3 haberet që erdhën dje nga Amerika
Artikulli i radhësShefi i Sigurisë Rrugore jep informacionin e rëndësishëm/ Nga sot në vendin tonë…