Lëvizja Vetëvendosje akuzon fortë kryeministrin Rama: E sheh Kosovën si pengesë për bashkimin me Serbinë

0
Lëvizja Vetëvendosje akuza të forta kryeministrit Rama: E sheh

Anëtari i Lëvizjes Vetëndosje, Hysamendin Feraj ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një postimi në Facebook, Feraj u shpreh se Rama e sheh Kosovën si pengesë për bashkimin e Shqipërisë me Serbinë.

Sipas tij kreu i qeverisë shqiptare po e mënjanon Kosovën dhe teksa Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, njehsohen politikisht dhe ekonomikisht, si alternativë kundër BE-së dhe SHBA-së.

”Edi Rama e shikon Kosovën si pengesë për bashkimin e Shqipërisë me Serbinë. Si çdo pengesë, Kosova duhet mënjanuar. Duhet lënë… në anën e BE-së! Përkundrazi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të njësohen politikisht dhe ekinomikisht, si alterantivë kundër BE-së dhe SHBA-ve. Ky ishte vizioni gjeopolitik që Rama propozoi në Prespë. Legjtimimi: Europa nuk na do! Serbia na do! Ne e duam Serbinë! Veç Albini po na pengon.’’, shkruan Hysamedin Feraj në rrjetin social, Facebook.

Artikulli i mëparshëmArratiset Lulzim Basha, lë Tiranën dhe zbarkon në …
Artikulli i radhësDeputetja e PS merr postin e rëndësishëm në OSBE (EMRI)