Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka siguruar se Greqia nuk do të mbyllet më edhe nëse pandemia vijon ende.
Mitsotakis thotë se nuk ka pse të mbyllet gjithë vendi për të mbrojtur disa të pavaksinuar dhe barra e rëndë ti bjerë shumicës së popullsisë greke që është e vaksinuar.
Ai shtoi se asnjë masë shtesë nuk ka për tu marrë në vijim dhe sipas tij rruga e mesme është vaksinimi teksa do të ketë një fushatë për të bindur ata që e refuzojnë vaksinën.
“Vendi nuk do të mbyllet përsëri për të mbrojtur disa të pavaksinuar dhe për të paguar për shumicën dërrmuese të popullsisë Greke që është vaksinuar.”- tha Mitsotakis.