Qeveria shtyn gjobat e fiskalizimit – Nuk ka sanksione për bizneset deri më 1 janar 2022. Shkak, situata e krijuar nga pandemia

0

Pas problemeve të hasura në ditët e para me procedurën e fiskalizimit për bizneset, qeveria shqiptare ka vendosur të shtyjë hyrjen në fuqi të sanksioneve për bizneset kundravajtëse, deri më 1 janar të vitit 2022. Ky ndryshim është bërë nëpërmjet një akti normativ, atë numër 27, me një shtesë në ligjin për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë.

Në relacionin shoqërues të këtij akti normativ, qeveria sqaron se, vjen në kushtet e nevojës dhe urgjencës të situatës së shkaktuar nga pandemia, ku bizneset janë të goditura në shumë hallka, kryesisht me problematika që lidhen me shlyerjen e detyrimeve ndaj klientëve, punonjësve apo furnitorëve, çka rrezikon edhe mbylljen e aktivitetit për ta.

Për këtë arsye, qeveria shqiptare ka vendosur të shtyjë në kohë aplikimin e sanksioneve ndaj bizneset sa i përket ligjit për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit, i njohur ndryshe si fiskalizimi. Ky akt normativ, nëpërmjet shtyrjes së sanksioneve ndaj bizneseve ka për synim të rrisë efikasitetin e procesit të fiskalizimit, duke e bërë më të thjeshtë për biznesin, si dhe të rrisë mbështetjen ndaj komunitetit të biznesit për t`u përshtatur sa më mirë ndaj këtij procesi të ri.

Artikulli i mëparshëmOPEC+, sërish pa marrëveshje – Emiratet bllokojnë rritjen e prodhimit me 2 milionë fuçi në ditë
Artikulli i radhësVarianti Delta është ‘përditësuar’ në Ypsilon: Më rezistent ndaj vaksinës e më shqetësues por ku është përhapur më shumë?!