
Në Angli ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë ku policia ka qëlluar për vdekje mbi një futbollist 24 vjeçar.
Viktimë mbeti Kelvin Igeuani i cili gjatë një konflikti me fqinjin e tij, e ka qëlluar për vdekje këtë të fundit dhe ka marrë peng djalin e tij vetëm 2 vjeç.
Policia mbërriti pas telefonatës së banorëve që dëgjuan britma, dhe gjeti të mbytur në gjak një burrë rreth të 38-ve.Policia ka ndërhyrë menjëherë për të shpëtuar fëmijën e vogël duke qëlluar direkt mbi 24 vjeçarin.

Igeuani kishte luajtur për disa sezone me skuadra të kategorive inferiore në Gjermani dhe prej disa kohësh ishte zhvendosur për të jetuar në Angli.