Një turiste nga Maqedoni e cila kishte ardhur me pushime në jug të vendit tonë është përballur me një situatë të rëndë.
Policia e Vlorës, bëri me dije se një 34 vjeçar, me inicialet I. B., banues në Vlorë, i ka vjedhur çantën me sende personale shtetases maqedonase.
Kjo ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” dhe turistja ka bërë kallëzim në Polici. Mësohet se autori u vu në pranga
Gjithashtu blutë e Vlorës bëjnë me dije se kanë referuar materialet në Prokurori, për t’u hetuar në gjendje të lirë, shtetasi E. F., 28 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit, në Dhërmi, ka goditur me grusht shtetasin L. M.