Artan Hoxha nxjerr detajet e forta: Si doli emri i fshatit të Metës te dosja e drogës…

0
Artan Hoxha nxjerr detajet e forta: Si doli emri i fshatit të Ilir

Gazetari Artan Hoxha foli për operacionin “Shpirti”, ku janë arrestuar disa persona për trafik droge, mes të cilëve edhe policë.

Për prokurorin që është “arrest shtëpie” Maksim Sota, Hoxha tha se ka nisur një procedim në Vlorë dhe deri më tani janë asgjësuar 50 mijë rrënjë kanabisi, pas udhëzimeve të dhëna nga italianët.

“A kanë ndikim politik, normalisht që kanë. Ky prokurori, ka filluar një procedim në Vlorë, 50 mijë rrënjë kanabisi janë asgjësuar dhe ne nuk e dinim. T’i këpusë të gjithë ata që dalin aty. Të t’i japë italiani me saktësi, me koordinata.”

Duke u kthyer tek politizimi i rastit, Artan Hoxha tregon sesi është “përfshirë” tërthorazi kreu i shtetit Ilir Meta.

Gazetari sjell në vëmendje se thuhet se Ilirian Zaimi kishte mbjellë kanabis në Çepan të Skraparit, por sipas Artan Hoxhës bëhet fjalë për një fshat tjetër.

“Që nga 2014, goditëm Lazaratin dhe jo kokat e Lazaratit. Prandaj del ky Duçollari ka mbjellë në Skrapar me një të Lazaratit. Në fshatin Çepan i ka mbjellë, po nuk është pikërisht aty. Kam frikë se dikush ka qenë i interesuar që nga ai fshat, e ka çuar në Çepan, që të bëhet lidhja me Ilir Metën”, tha ai për Abc News.

Artikulli i mëparshëmU gjobit për shpejtësi të lartë, shoferi: Me çfarë e konfirmove, me sy e mate?
Artikulli i radhësI quajti policët ‘barkderra’, Pjerin Ndreu kërkon ndjesë dhe sqaron ngjarjen: Jam shumë i shokuar nga këto lajme