Të penduarit e drejtësisë Donjol Drolli dhe Mariglen Shusha, kanë rrëfyer lidhjen që kishin ish-zyrtarët me “kokën” e bandës.about:blank
Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh se Shushën e ka njohur më parë, ndërsa kërkoi nga SPAK që të shkojë më thellë në hetime.
“Edhe prokurori edhe nën/ drejtori nuk mund të shkojnë thjesht për shpërdorim detyre, pasi është grup i strukturuar. Njëri nga skafistët është nga Fieri, e kam njohur Mariglen Shusha, ka folur i pari, ai ka ngarkuar në Palasë, Radhimë, Seman, Kavajë dhe Velipojë, se ai atë punë di të bëjë.about:blank
Pjesa që duhet të bëjë prokuroria është që këto lidhjet që thotë ai në Shqipëri duhet të shkojë më tej, pasi nuk do të dilnin këto 4 grupe, por më shumë. Pritshmëritë i kam më të mëdha jo te ato dy ish-truprojat që janë bishti i kavadhit” tha Hoxha për Abc News, referuar shoqëruesve të ish-ministrit të Brendshëm.