Gati prangat për zyrtarë të lartë! Kryeprokurori “i hekurt” trajnon SPAK-un për të luftuar korrupsionin: Si arrestuam kryeministrin e vendit tonë

0
Gati prangat për zyrtarë të lartë! Shqipëria drejt

SPAK dhe Byroja e Hetimit janë ngritur sipas shembullit të Kroacisë dhe Rumanisë. Në Kroaci funksionon USKOK, që është simotra e SPAK, ndërsa në Rumani ky institucion quhet DNA. Në të dyja këto vende strukturat e posaçme kanë dërguar pas hekurave me qindra zyrtarë të lartë, nga ish-kryeministra te deputetë e ministra. 

Kryeprokurori i DNA rumune, Krin Bologa ishte i pranishëm sot në Tiranë për të mësuar kolegët shqiptarë të SPAK se si luftohet korrupsioni në nivelet e larta zyrtare.

Pjesë nga takimi

Bologa: Nder rezultatet e tjera, drejtoria kombetare antikorrupsion paditi dy kryeministra, mbi 20 ministra  mbi 80 parlamentare, mbi 100 magjistrate, shume me teper  kryetare bashkish  ose kryetare te këshillave te qarkut. Vetem ne pjesen e pare te 2021 kemi derguar ne gjykate nje ish-kryeminister, nje ish-president te dhomes se deputeteve, dy deputete dhe kemi paditur tre ish ministra, te gjithe per veprime te kryera gjate ushtrimit te detyres.

Por a do ti ndjekë këto gjurmë të DNA , SPAK-u shqiptar?

Arben Kraja: Jeni i mirëpritur te shkëmbejmë eksperienca

Artikulli i mëparshëmÇfarë ka ndodhur? Qielli kthehet i gjithi i kuq pas shpërthimit në Detin Kaspik, videoja po trondit rrjetin
Artikulli i radhësPandemia në Shqipëri, Alimehmeti jep njoftimin e rëndësishëm që duhet ta lexojnë të gjithë