Një 33 vjeçare është dhunuar nga kunata dhe vjehrri i saj në fshatin Markatomaj, në Lezhë. Burime për medie bëjnë me dije se e dhunuara Dava Ndonj është rrahur në shtëpinë e saj. Ka qenë babai i 33-vjeçares, i cili ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj së bijës.
Ndonëse e reja ka qenë me urdhër mbrojtje, kjo nuk i ka penguar njerëzit e bashkëshortit që të shkojnë në banesë dhe të sulmojnë fizikisht 33-vjeçaren.
Babai i rë resë ka rrëfyer se ngjarja nisi që në 16 janar, ndërsa situata është përshkallëzuar që pas zhvillimit të seancës së fundit gjyqësore vajzës së tij dhe bashkëshortit.
Sipas tij, shkak për dhunën ka qenë fakti se e bija ka kërkuar divorcin nga burri i saj.
Avokatja e së dhunuarës bën me dije se 33-vjeçarja ndodhet në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, për shkak të plagëve të marra nga dhunimi i njerëzve të bashkëshortit.