Artur Roshi plas skandalin brenda Partisë Demokratike

0
Artur Roshi plas skandalin brenda Partisë Demokratike

Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Roshi i cili kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit në koalicion me PD-në, ka hedhur akuza se ka patur lëvizje votash brenda kampit të djathtë.

Ai u shpreh se numëruesit e PD kanë marrë vota e tij e dhe ia kaluan kandidatëve të tjerë në garë.

“Unë e pata një shans sepse u rreshtova në koalicionin opozitar, sigurisht vendi im i 28 në Tiranë nuk ishte vendi që unë meritoja sepse vota te partisë sime, dy mandate sipas statistikave në të gjithë Shqipërinë, PD i mori dhe unë kërkoja 1 mandat, gjysmën e asaj që meritonim. Por në një zonë të caktuar që sigurisht ishte  e pamundur për ta marrë kur përfaqëson një parti të vogël, aty brenda ishte paragjykimi. Ajo që më ka shqetësuar më shumë është se edhe brenda, këta numëruesit e famshëm apo biznesmenët sezonal të numërimit të votave kanë marrë votat e mia dhe i kanë transkriptuar te kandidatë te tjerë në garë, të PD sigurisht. Brenda kampit ka patur lëvizje votash, vota e mia janë cenuar. Nëse unë marr një votë, unë nuk e perceptoj të ngacmohet vota dhe kur flasim për lirin ë e votës, duhet të jetë shumë dimensionale, nuk është vetëm kur nuk ngacmon PD të PS dhe anasjelltas”, tha Roshi për Report Tv.

Artikulli i mëparshëmGrushte dhe stola kokës / Sherr masiv te Sheshi ‘Skënderbej’, të rinjtë përleshen dhunshëm (VIDEO)
Artikulli i radhësDjali 20-vjeçar piu një shishe vodka, shkoi për të fjetur dhe nuk u zgjua më kurrë! Ja çfarë zbuluan mjekët…