Ekzekutimi i presidentit në rezidencë, kryeministri i Haitit merr vendimin e rëndësishëm pas vrasjes së Moise dhe identifikon autorët: Ata flisnin…

0
Ekzekutimi i presidentit në rezidencë, kryeministri i Haitit merr

Kryeministri i përkohshëm i Haitit, Claude Joseph ka deklaruar “shtetrrethimin” në Haiti, pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise mëngjesin e së mërkurës. 

Jozefi tha se vendimi për të deklaruar “shtetrrethimin” u mor sot nga mbledhja e jashtëzakonshme e këshillit të ministrave.

Joseph në deklaratën për shtyp u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë. Ai gjithashtu u zotua të vinte para drejtësisë ata që ishin të përfshirë në vrasjen e presidentit.

“Unë i bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojnë të qetë dhe më vjen shumë keq që ju raportoj për vdekjen e presidentit. Unë dhe të gjithë ministrat kemi punuar që kur u dha lajmi dhe duam t’ju sigurojmë se do t’i sjellim vrasësit e presidentit para drejtësisë. Ju lutemi qëndroni të qetë dhe lërini autoritetet të bëjnë punën e tyre. Ne nuk duam që vendi të zhytet në kaos. Kjo është një ditë shumë e trishtuar për kombin tonë dhe për njerëzit tanë”, u shpreh Joseph.

Teksa dha lajmin e rëndë, Joseph tha se autorët flisnin spanjisht, duke shënjestruar kartelet e vendeve latine si autorë të kësaj vrasjeje.

“Rreth një në orën e mëngjesit, gjatë natës së së martës 6 deri të mërkurën 7 korrik 2021, një grup individësh të paidentifikuar, përfshirë disa që flasin spanjisht, sulmuan rezidencën private të presidentit dhe plagosën fatalisht kreun e shtetit,”- tha Joseph.

Artikulli i mëparshëmArratiset nga spitali psikiatrik, 54-vjeçari tmerron banorët, i ndjek në rrugë dhe i qëllon me thikë (VIDEO)
Artikulli i radhësKontabilistët: Është i paqartë fiskalizimi nga kasa për faturat me shumë artikuj; Faza e tretë të nisë me grupe biznesesh pilot