Aroma e rëndë alarmon komshinjtë, gjendet i vdekur në banesë 55-vjeçari (Emri)

0

Një shtetas rreth të 50-tave është gjendur i vdekur këtë mbrëmje në lagjen Skënderbegas në Lezhë, në banesën e tij.

Kanë qenë komshinjtë ata të cilët pasi kanë ndjerë aromën e rëndë kanë njoftuar më pas policinë.

Viktima është identifikuar si Kujtim Trushi.

Ky i fundit mësohet se jetonte i vetëm.

Viktima u gjend në katin e tretë të banesës

Paraprakisht dyshohet për vdekje për shkaqe natyrore.

Lezhë/Informacion paraprak 

Rreth orës 21:25, në lagjen Skenderbeg, Lezhë, në banesë e tij , është gjetur pa shenja jete shtetasi K.T., 56 vjeç, i cili jetonte i vetëm. 

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmMediat greke publikojnë pamjet e tmerrshme kur kamioni merr përpara 7-vjeçaren, flet i ati i të miturës: Kjo është gjëja më e tmerrshme që mund të ndodhë
Artikulli i radhësLulzim Basha një sharlatan! Produkt fatkeq i Berishës, ja kush ka përgjegjësi të madhe për ardhjen e tij në krye të PD