Gazetari Artan Hoxha ka dalë më një reagim të fortë në rrjetet sociale pas ultimatum që kryeministri Edi Rama iu dha sot krerëve të policisë.
Postimi i plotë:about:blank
E gjetem kush e ka fajin!!!!
I kapem “qafiret”. Ata kodosher e kane gjithe fajin!!!
Ata po ja nxine imazhin qeverise, po ja prishin humorin udheheqesit…
Po kush qenkan keta “qerratenj” do thoni ju?!
Policet e qarkullimit…
Po po, policet e qarkullimit…
Ata jane e keqja e madhe e ketij vendi.
Ata e kane fajin pse rruget e Shqiperise nuk behen kurre me standarte edhe pse tenderat e rrugeve financohen 2 here me shtrenjte se çdo tender ne kete vend.
Ata e kane fajin, qe rruget tona nuk mbarojne kurre. Qe jane gjithe të papritura, me gropa, tabela të vendosura keq, qe ne vend te orientojne, te çorientojne. Ata “qafira” e kane fajin, pse ministria pronare e rrugeve nuk i miremban mire rruget. Qe drejtoria perkatese e kesaj ministrie, i leshon patentat si letra bakalli.
Po rendis vetem disa te dhena per kuriozitet.
Ne vendet e BE-se ku synojme te shkojme, trupa e policise se qarkullimit rrugor ze respektevisht 10% te gjithe trupes policore te vendit perkates.
Po në Shqiperi?!
Aktualisht Policia e Shtetit ka nje efektiv prej 12500 personash. Respektivisht policia rrugore e Shqiperise duhet te kete 10% te kesaj trupe, 1250 police rrugore.
Por në fakt ka 2/3 e kesaj trupe, vetem 850 police rrugore, të shperndare në gjithe vendin. Duke hequr stafin drejtues, ekspertet dhe stafin administrativ, pjestuar për 3 sa i perket nje turni 8-oraresh në 24 ore, mendoheni vet sa police rrugore gjenden rrugeve të Shqiperise, ne të cilat gelon nje flote prej 670 mije automjetesh.
Por mungesa e 400 efektivave rrugore, eshte e keqja me e vogel.
A e dini sa paguhet nje polic rrugore, nga ata qe shihni perdite ne rruge, ne shi, bore, diell, ne të ftohte apo ne zhegun e vapes, ne pluhur, balte, ne ajer të ndotur kryqezimesh apo ne ndotje tej cdo norme akustike?!
Vetem 500 mije leke të vjetra me gjithe oret shtese. Pra vetem 400 euro.
Të paisur keq, me mjete logjistike të pamjaftueshme, të trysnuar në çdo moment nga shefat, deputetet, ministrat, harbutet, kriminelet, biznesmenet etj, policet rrugore jane preja me e lehte për cdo kend.
A e dini se policet e qarkullimit rrugore zene numrin me te madh te efektivave te police, qe jane vrare, jane plagosur apo kane mbetur të gjymtuar ne krye te detyres?!!!
Po, per fat te keq.
Detyra me rrezikshme per jeten ne kete vend, eshte të punosh police rrugore.
A e dini kush eshte sektori me i ekspozuar i Policise se Shtetit, ndaj korrupsionit, hetimeve të prokurorise, SHÇAB-se, denoncimeve te medias apo qytetareve ne rrjetet sociale?!
Policia rrugore!!!!
Shpesh here i shajme, i fyejme, i mallkojme, i urrejme, i peshtyjme, i shtyjme, madje dhe jo ne pak raste i godasim.
Pastaj u lutemi, u qahemi, u perulemi qe te na falin kur na kapin ne shkelje të ligjit.
Dhe kur nuk ja dalim, u rrasim ndonje kartmonedhe ne xhep, ne varesi të shkeljes qe kemi bere apo takatit qe kemi. Dhe pasi kalojme lumin, u fusim dhe nje te share nga mbrapa…
Ja pra keta jane “kodoshet” e tmerrshem qe zbuloi sot kryeministri i vendit. Udheheqesi, qe po keta police të shkrete, çirren e perdridhen si prestigjiatore cirku ti hapin rrugen ndersa leviz në trafikun e tmerrshem të kryeqytetit.
Dhe udheheqesi ne vend,
qe të merret me ministren Belinda për gjendjen e rrugeve,
me drejtorin Gonxhe, qe kontrollon leshimin e patentave me të cilat paisjet cdo idiot në kete vend,
me kryebashkiakun e Tiranes qe ngushton rruget dhe leshon gjithe floten e perandorise se betonit rrugeve dhe rrugicave të kryeqytetit,
shkon dhe thyen në mes policet e qarkullimit!!!!
Mire o komandant mire, policet rrugore e kane fajin, se i paguan mire ti, me rroga te medha, i ke veshur, i ke ngjeshur, i ke kompletuar dhe tani po u kerkon hesap.
Une them je qe je, leshoju dhe SPAK-un per korrupsion. E meritojne “qafiret”!!!
Por ndersa udheton rrugeve te atdheut, nen komoditetin dhe freskun e kondicionierit të mjetit tend luksoz, hidhu nje sy atyre policeve rrugore, qe i telendise sot, ndersa te pershendesin me qendrim gati-tu.